“Nga zotimet tek progresi”: VV-ja me huqje elementare në “sloganin” e takimeve në Gjakovë e Mitrovicë
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar në lidhje me dy tubime që do t’i mbajë në fundjavë.
Takimet do të zhvillohen në Gjakovë dhe Mitrovicë.
Për këto dy tubime, LV-ja, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, ka zgjedhur edhe një sllogan.
“Qeveria për të gjithë. Nga zotimet tek progresi, 2021-2025” – është sllogani i pasqyruar në fotografinë e publikuar.
Megjithatë, LV-ja ka gabuar në titullin e këtij slogani.
Parafjala "te" përdoret para fjalëve që fillojnë me bashkëtingëllore. Për shembull: Nora shkon te tezja. Ndërsa parafjala "tek" përdoret para fjalëve që fillojnë me zanore. Për shembull: E pashë tek ura.