VV i drejtohet Kushtetueses me kërkesë për masë të përkohshme rreth zgjedhjes së presidentit
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për vlerësimin e kushtetueshmërisë së procedurës për zgjedhjen e procedurës.
Ajo në një shkrim në Facebook, ka thënë se kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
“Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.
Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu” – ka shkruar ajo.