VV e përkujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën, mungon aktivisti Albin Kurti në nderime - NACIONALE

VV e përkujton Rexhep Malën e Nuhi Berishën, mungon aktivisti Albin Kurti në nderime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar sot një delegacion në nderim të figurave të Rexhep Malës e Nuhi Berishës, dy nga figurat e rëndësishme të lëvizjes për çlirimin e Kosovës gjatë viteve 70-ta e 80-ta.

Në postimin e Lëvizjes Vetëvendosje shkruhet se delegacioni i përbërë nga ministra, deputetë dhe aktivistë kanë bërë homazhe në varrezat e dy dëshmorëve.

“Në 39 vjetorin e rënies së Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i prirë nga Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ministra, deputetë dhe aktivistë të Lëvizjes, bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gjilan, ku vendosën lule të freskëta në kujtim dhe nderim të dëshmorëve që dhanë gjithë çfarë patën nga vetja e tyre për çlirimin e vendit tonë.” – theksohet aty.

Pjesë e delegacionit, siç shihet nga fotografitë, ishin ministri Liburn Aliu, deputetët Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi e Arjeta Fejza.

Por aty mungoi aktivisti më i njohur i LVV-së, Albin Kurti, që është edhe lider i kësaj partie, por edhe kryeministër i Kosovës.

Lajme të ngjashme