Vuçiq: Në janar ndërkombëtarët do të vijnë tek unë, kërkojnë marrëveshjen me Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në janarin e vitit të ardhshëm tha se i pret në Beograd përfaqësuesit ndërkombëtarë. Sipas tij këta përfaqësues do të insistojnë që të arrihet një marrëveshje në mes të Kosovës e Serbisë.
"Unë pres që burra të mëdhenj dhe gra të mëdha nga bota të vijnë tek unë dhe të më thonë se duhet të arrijmë një marrëveshje. Ne po përballemi me një kohë të vështirë për Kosovën dhe Metohinë, por do të luftojmë", tha ai.
Vuçiq tha se situata është e rrezikshme.
“Situata është shumë më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa mendoni”, tha Vuçiq, pasi serbët lokalë mbajtën të bllokuara rrugët në veri të Kosovës për 20 ditë.
Ai ka deklaruar se i frikësohet "papërgjegjshmërisë" së disa përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe “arrogancës” së autoriteteve të Prishtinës.