Vuçiqi zihet në rrenë, pasi tha se djali i tij shkoi me dëshirë në Republikën Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka gënjyer kur ka thënë se djali i tij Danilo Vuçiq ka marrë pjesë me dëshirë në paradën e Republikës Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë.
Media boshnjake istraga.ba ka bërë të ditur se Ambasada e Serbisë në Sarajevë ka njoftuar zyrtarisht se Danilo Vuçiq, djali i presidentit serb Aleksandar Vuçiq, do të vizitojë Bosnjën dhe Hercegovinën.
Në dokumentin e publikuar në llogarinë në Twitter të istraga.ba, ndër të tjera përmenden edhe emrat e pesë anëtarëve të armatosur të MPB-së së Serbisë, të cilët kanë shoqëruar vizitën e Danilo Vuçiqit në Bosnje dhe Hercegovinë.
Ambasada Srbije u Sarajevu službeno je najavila da će Danilo Vučić, sin srbijanskog predsjednika Aleksandra Vučića, posjetiti Bosnu i Hercegovinu. Vučića mlađeg su pratila petorica naoružanih pripadnika MUP-a Srbije pic.twitter.com/h3Ix6oP8jR
— Istraga.ba (@IstragaB) January 10, 2023
Në anën tjetër, Vuçiq në Instagram kishte shkruar se “sulmet më të neveritshme nuk janë bërë vetëm ndaj tij, por edhe ndaj fëmijës së tij”.
Ai shtoi se "mediat e biznesit në Beograd, Zagreb dhe Sarajevë gënjejnë njëlloj, se ai ishte pjesë e delegacionit zyrtar serb, se as Stalini dhe as Tito nuk e bënë këtë, dhe se shkuarja në të dyja vendet ishte vetëm dëshira e Danilos dhe asgjë më shumë".
“Meqë ra fjala, si baba, jam krenar që dashuria e djalit tim të madh për RS-në dhe popullin tonë në Republikën e Kosovës është më e rëndësishme se të gjitha gjërat e tjera dhe shpresoj se kam kontribuar të paktën sadopak duke e rritur atë. në mënyrë të tillë. Tani, shkruani atë që dëshironi. Rroftë Srpska, rroftë Serbia”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Ndryshe përveç djalit të Vuçiqit në këtë manifestim mori pjesë edhe djali i kriminelit të luftës, Ratko Mladiq.
