Ish-kryediplomatja për paradën: Kjo është arsye e fortë që Kosova të mos e bëj Asociacionin - NACIONALE

Ish-kryediplomatja për paradën: Kjo është arsye e fortë që Kosova të mos e bëj Asociacionin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka folur për paradën e mbajtur në Republikën Sërpska në Bosnje e Hercegovinë.

Haradinaj-Stublla ka thënë se fotografi nga takimi i djeshëm në ‘ditë e Republikës serbe’, duhet që partitë politike të bëhen kundër themelimit të Asociacionit.

Imagjinoni një ngjarje të njejtë, me pjesëmarrës të njejtë në të ardhmen, në territorin e Republikës së Kosovës - për të shënuar përvjetorin e ‘Dodik republikës në Kosovë’ (lexo: përvjetorin e themelimit të të ashtuquajturit Asociacion të komunave me shumicë serbe).”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Shkrimi i plotë i saj:

Kjo ngjarje shokoi botën dje, të mbajtur në pjesën lindore të qytetit të Sarajevës për të shënuar një datë ilegale të të ashtuquajturës ‘ditë e Republikës serbe’ - ku përveç apologjetikëve gjenocidal Dodik e Daçiq - shihen edhe dy djemtë e Mladiçit dhe Vuçiqit!

Imagjinoni një ngjarje të njejtë, me pjesëmarrës të njejtë në të ardhmen, në territorin e Republikës së Kosovës - për të shënuar përvjetorin e ‘Dodik republikës në Kosovë’ (lexo: përvjetorin e themelimit të të ashtuquajturit Asociacion të komunave me shumicë serbe).

Kjo fotografi e ngjarje e turpshme dje, duhet t’ua rikujtojë të gjitha partive politike shqiptare pa dallim, shoqërisë civile, botës akademike, diasporës etj. që të bëhen bashkë KUNDËR plotësimit të kërkesës serbomadhe për themelimin e një strukture të re monoetnike përbrenda Republikës së Kosovës!

Lajme të ngjashme