Vuçiqi kërkon lidhje më të forta me shqiptarët: Pse të mos lidhemi edhe me Prishtinën, Tiranën e Durrësin - NACIONALE

Vuçiqi kërkon lidhje më të forta me shqiptarët: Pse të mos lidhemi edhe me Prishtinën, Tiranën e Durrësin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka marrë pjesë në hapjen e seksionit të së ashtuquajturës Autostradë e Paqes. Ai pati edhe disa fjalë politike.

Vuçiq u shpreh se si pjesë e Procesit të Berlinit më 2014 kishte diskutuar me kancelaren gjermane të asokohshme Angela Merkel për lidhjen mes Prishtinës dhe Nishit përmes autostradës por se Kosova nuk kishte qenë e interesuar për një gjë të tillë.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të lidhemi me Graçanicën tonë, por edhe me Prishtinën, Tiranën e Durrësin. Kjo na lehtëson punën dhe përparimin, importin dhe eksportin e mallrave dhe shërbimeve,”u shpreh z. Vuçiq, përcjell Kosovo-Online.

Ai i vazhdoi deklaratat politike duke thënë që Serbia “kishte më shumë për të humbur se Kurti”.

“Ne kemi një ekonomi shumë të fortë, njerëzit jetojnë shumë më mirë, rrogat tona janë pak më shumë se dy herë më të larta se atje poshtë (Kosovë).” – tha presidenti serb.

Ai më pas falenderoi partnerët nga Bashkimi Evropian për ndihmën financiare që i kishin dhënë.

“Unë jam krenar që kjo rrugë do të na lidh me serbët dhe shqiptarët në Kosovë e Metohi. Kjo do të jetë rruga më e ngarkuar në 25 vjet. Lidhja me njerëz të kombësive tjera është e një rëndësie të madhe. Pse të mos e shesim qershinë tonë në Shqipëri... duhet të jemi promotorë të bashkëpunimit, të fitojmë më shumë dhe të jetojmë më mirë. Le të udhëheqim një politikë të mençur të bashkëpunimit e lidhjeve.” – u shpreh tutje ai.

Lajme të ngjashme