Vuçiqi dramatizon për “ditët e vështira për Serbinë”: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet
Disa ditë më parë, përmes një postimi në Facebook, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, paralajmëroi ditë të vështira për Serbinë.
Ndërsa siç transmeton Radio Evropa e Lirë, Vuçiqi ka theksuar se këto dy ditët e ardhshme, pra nesër ose pasnesër, do “t’i merrni të gjitha përgjigjet”.
“Nesër, ose pasnesër, do t’i merrni të gjitha përgjigjet. Situata është stabile dhe e sigurt, por a është e vështirë, është”, tha Vuçiq dhe shtoi se problemet politike me të cilat përballet Serbia “për fat të keq nuk do të largohen”.