Vuçiqi ankohet: Pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës, faktikisht përjashtim i Serbisë - NACIONALE

Vuçiqi ankohet: Pranimi i Kosovës në Këshill të Evropës, faktikisht përjashtim i Serbisë

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Alexandar Vuçiq, president i Serbisë, ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në fakt, Vuçiqi është ankuar, duke thënë se nëse është vendosur që Kosova të pranohet në KiE, atëherë pak gjë mund të bëhet.

“Do të shohim nëse do të qëndrojmë ende apo jo në Këshillin e Evropës” – tha Vuçiq.

Tutje, ai ka theksuar se pranimi i Kosovës do të thotë faktikisht (de facto) përjashtim i Serbisë. Siç raporton Kossev, Vuçiq ka deklaruar se pranimi i Kosovës në KiE “do të ishte faktikisht përjashtim i Serbisë”.

Lajme të ngjashme