Vuçiq: U thashë ambasadorëve të QUINT-it se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj serbëve - NACIONALE

Vuçiq: U thashë ambasadorëve të QUINT-it se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas takimit që ka pasur me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, ku temë kryesore ka qenë situata në veri të vendit.

Vuçiq në faqen zyrtare në Instagram, ka thënë se lëvizjes e njëanshme të Kosovës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serbë.

Ai ka kërkuar largimin e kryetarëve të rinj si dhe largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

Kam diskutuar për ngjarjet aktuale në Kosovë me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe theksova se lëvizjet e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb, gjë që na largon nga paqja dhe stabiliteti i përhershëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryebashkiakëve të rremë dhe anëtarëve të të ashtuquajturve i forcave speciale të policisë së Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë.” – ka thënë Vuçiq, raporton Danas.

Në takim morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë Milan Mojsiloviq.

Më tej, Vuçiq pritet të takohet me ambasdorin e Rusisë dhe me atë të Kinës.

Kujtojmë se shkak i dhunës nga protestuesit mbetën të lënduar 30 ushtarë të KFOR-it, tre nga ta u lënduan me armë zjarri.

Lajme të ngjashme