Vuçiq thotë se ishte i gatshëm të takohej me Osmanin në Moldavi: Ajo s'deshi - NACIONALE

Vuçiq thotë se ishte i gatshëm të takohej me Osmanin në Moldavi: Ajo s'deshi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qëndruar në Moldavi, ku ishte edhe presidentja Vjosa Osmani. Presidenti serb tregoi se ishte i gatshëm të takohej e të bisedonte me Osmanin.

Por, sipas Vuçiqt, presidentja Osmani s’deshi të takohej me të.

“Gjithmonë ne jemi të gatshëm të bisedojmë, por ajo s’deshi. Disa u çuditën, por unë dhe delegacioni jo. Kjo është çështje sigurie për tërë Evropën, andaj edhe jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj.” - ka thënë Aleksandar vuçiq, siç e citoi "Novosti".

Lajme të ngjashme