Vuçiq tha se Somalia e ka çnjohur Kosovën, ambasadori i tyre takohet me ambasadorin Vrenezi në Turqi
Presidenti serb Vuçiq, pretendon vazhdimisht se disa vende po e çnjohin Kosovën.
Së fundmi ndër emrat e shteteve që i përmendi Vuçiq ishte edhe Somalia.
Por amabasadori i Somalisë në Turqi, sot ka postuar në tëitter, një fotografi ku shihet së bashku me ambasadorin e Kosovës Agon Vrenezi, bile duke përmendur raportet bilaterale.
“I nderuar që prita ambasadorin Agron Vrenezi, ambasador i Kosovës në Turqi. Ne patëm një diskutim produktiv për forcimin e raporteve tona bilaterale, shkëmbyem informacione dhe pikëpamje rreth çështjeve aktuale në rajon”, ka shkruar ambasadori somalez, Jama Mohamed.
I am honored to receive HE @AgonVrenezi #Kosovo ambassador to #Türkiye.
— Amb. Jama A Mohamed (@Jamaidid) January 10, 2023
We have a productive discussion in enhancing our bilateral relationship & exchanged information, views about the current issues in the region. pic.twitter.com/ht6NilngW0