EULEX reagon ndaj Vuçiqit që tha se ka kërkuar ekzaminim për rastin e tre policëve: Nuk na ka dërguar letër
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), ka dekluara se nuk ka pranuar asnjë letër nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për ekzaminin nga ky misioni për rastin e kidnapimit të tre policëve kosovarë nga Serbia.
EULEX për Rtv Dukagjini ka bërë të ditur se Vuçiq nuk i ka dërguar asnjë letër atyre.
Më tej, EULEX ka thënë se ka kërkuar dhe ka marrë informacioni nga MUP-i serb për rastin e policëve.
“Presidenti i Serbisë nuk i ka dërguar letër EULEX-it për rastin e tre zyrtarëve policorë të Kosovës. Megjithatë, EULEX-i ka kërkuar dhe ka marrë informacion për këtë rast nga Ministria e Brendshme e Serbisë në bazë të Protokollit për bashkëpunim policor mes EULEX-it dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë. Përveç me Ministrinë e Brendshme të Serbisë, EULEX-i është në kontakt edhe me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in në lidhje me këtë rast." - thuhet në njoftim.
Në anën tjetër, presidenti i Serbisë, Vuçiq tha se EULEX-i “nuk është i interesuar” për kërkesën e Beogradit.
Ai ka sulmuar ashpër EULEX-in dhe ndërkombëtarë gjatë një paraqitje për medie, të dielën.
“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve." - ka thënë ai ndër të tjera.
