Vuçiq takon Borellin, flet për paqe në Ballkanin Perëndimor
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka bërë të ditur se është takuar me kryediplomatin evropian, Josep Borell.
Mediumi serb, Kosovo-Online, raporton se takimi është zhvilluar në hapje të Konferencës së Sigurisë në Mynih.
Vuçiq, raportohet se ka paralajmëruar takime të reja nesër.
“Një takim i shkurtër me Josep Borell. E nesërmja nap ret me një takim tjetër dhe me vazhdimin e luftës për të siguruar paqe e stabilitetit në të gjithë Ballkanin Perëndimor.” – ka shkruar ai.
Vlen të theksohet, se në Konferencën e Sigurisë pritet që të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani dhe kryediplomatja Donika Gërvalla.
Nuk dihet se kur do të udhëtojnë, por sipas agjendës zyrtare, Osmani do të marrë pjesë në një panel, derisa Kurti me shumë gjasë, do të zhvillojë takime të ndryshme nën margjina të kësaj konference.
