Vuçiq: Takimi me Lajçakun ishte i hapur - të gatshëm për dialog miqësor
Pas vizitës së tij në Kosovë, i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka udhëtuar për në Beograd, ku është takuar nga presidenti Aleksandar Vuçiq.
Pas takimit, Vuçiq ka bërë të ditur se takimi me Lajçakun ka qenë i hapur dhe se ata janë angazhuar në diskutime miqësore për dialogun.
“Një bisedë e hapur dhe miqësore me Miroslav Lajçak. Kur them e hapur, e mendoj vërtetë. Më kuptuat të gjithë. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiq në Instagram.
