Vuçiq: Takim i vështirë, por nuk dorëzohem
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e bëri njoftimin pas një takimi në Bruksel me Komisionerin Evropian për Politikë të Jashtme, Joseph Borell, të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
"Takim i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim", tha presidenti Vuçiq në Instagram, bashkë me një foto nga takimi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë nisur në ora 17:00 takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Lajmi në përditësim