Vuçiq: Sjellja e KFOR-it shumë më e mirë se e qeverive perëndimore - NACIONALE

Vuçiq: Sjellja e KFOR-it shumë më e mirë se e qeverive perëndimore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur nga Azerbajxhani për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Ai akuzoi disa fuqi të mëdha perëndimore “për paturpësi” pas kërkesave ndaj saj për heqjen e barrikadave në veri të vendit.

Përsëri, Vuçiq përmendi kërkesën e tij për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e interpretoi si “detyrimin e parë sipas marrëveshjes së Brukselit.”

A mos është Dejan Pantiqi, Osama Bin Laden? Çfarë bëri Pantiqi? Na thuaj më në fund se çfarë bëri. Ishte në shtëpi të tij me bukë e qumësht.” – vazhdoi fjalët ‘dramatike’ z. Vuçiq.

Ai adresoi edhe çështjen e kërkesës që i ishte bërë KFOR-it për të lejuar kthimin e forcave serbe në Kosovë.

“Pres që ata të thonë se janë të afrt të performojnë detyrat e tyre. Por sjellja e KFOR-it është pakrahasueshëm më e mirë se e shumë qeverive perëndimore. Ata sillen sipas Rezolutës 1244...” – vazhdoi ai.

Por, Vuçiq pati edhe deklarata kërcënuese të ngjashme me ato që i kishte dhënë presidenti rus Vladimir Putin para se të niste agresionin e tij ndaj Ukrainës.

“Kur mbështeteni në qoshe, s’keni çka të humbni. Duhet të zhvillojmë vendet tona, duhet të luftojmë për njerëzit tanë. Kur nuk kemi kah të shkojmë, si miu në qoshe, duhet të luftojmë me të katër këmbët tona.” – u shpreh ai.

Kujtojmë që KFOR-i sot gjatë ditës shqetësoi opinionin në Kosovë me deklaratën se po e “analizonte kërkesën e Serbisë” për kthimin e 1000 trupave në Kosovë.

Kjo kërkesë e Serbisë kishte shkaktuar reagime të shumta denoncuese nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës.

Në anën tjetër, në Kosovë vazhdon ‘drama’ e barrikadave në rrugët nacionale në veri të vendit. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se po e prisnin KFOR-in që të bindte serbët e barrikaduar për t’i hequr ato barrikada. Në anën tjetër, deputetë të partisë në pushtet e kanë kritikuar KFOR-in për mos-heqjen e deritashme të barrikadave.

Lajme të ngjashme