Vuçiq për Asociacionin: Pozicioni ynë nuk është i lehtë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pozicioni i tyre në lidhje me Asociacionin nuk është i lehtë.
Ai në fjalimin përmbyllës në Kuvend ka thënë se është i gatshëm të flas me të gjithë për këtë gjë.
“Unë jam gjithmonë i gatshëm të flas me të gjithë, pozicioni ynë nuk është i lehtë. Unë jam gjithmonë i hapur për një bisedë, sa herë që kam një orë të lirë, pasi për mua shkon gjysmë ore, 45 minuta dhe një orë në varësi të bisedës që kam. Kudo që ka hapësirë, jam gati të ju pranoj, të flasim për të gjitha këto, të shohim se çfarë mund të bëjmë së bashku”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS.
Ndër të tjera, ai ka theksuar se qëndrimi i tyre nuk është i lehtë, ngaqë edhe situata në Kosovë nuk është e lehtë.
Vuçiq ka folur edhe për serbët që jetojnë në Kosovë, duke thënë se Serbia do të ruajë paqen dhe do të sillet me përgjegjësi.
“Unë ju garantoj vetëm një gjë – ne do të jemi gjithmonë bashkë. Serbia do të ruajë paqen. Serbia do të sillet me përgjegjësi. Të gjitha vendimet do t’i marrim në bashkëpunim me ta, sepse do të ketë presion që të mos respektohet ajo që është nënshkruar”, ka theksuar presidenti Vuçiq.
