Vuçiq për ardhjen e "pesëshes së madhe": Vijnë me një plan që u intereson
Ndërsa pritet që përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare nesër të vizitojnë Prishtinën e Beogradin, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se me "pesëshen e madhe", do të ketë bisedime të vështira për Kosovën.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në Davos se me çfarë plani po vijnë, duke qenë se dihen “vijat e kuqe” të Serbisë, Kosovo Online, raporton se Vuçiq është përgjigjur shkurt, duke thënë: “Me një plan që u intereson”.
“Ata janë forcë, ata janë të mëdhenj, ne jemi të vegjël, prandaj bisedimet do të jenë të vështira”,-raportohet të ketë thënë Vuçiq.
Kujtojmë se, në Prishtinë dhe Beograd do të vijnë, i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, i dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, si dhe të dërguarit e presidentit francez, kancelarit gjerman dhe kryeministrit Italian, Emanuel Bone, Jens Pletner dhe Francesco Talo.
