Vuçiq para samitit në Granada: Pres një ditë të vështirë, do të kem takime me Borrell, Macron dhe Sunak - NACIONALE

Vuçiq para samitit në Granada: Pres një ditë të vështirë, do të kem takime me Borrell, Macron dhe Sunak

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se gjatë samitit në Granadë të Spanjës e pret një “ditë e vështirë dhe e lodhshme”.

Ai ka thënë mediave serbe se pavarësisht kësaj shpreson për përparim dhe se do të ketë disa takime.

Vuçiq ka thënë se pret një bisedë me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, takim dypalëshe me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borell dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë, Vuçiq është takuar me kryeministrin e Spanjës, Pedro Sanchez, të cilin e ka falënderuar për mirëkuptimin e qëndrimeve në lidhje me Kosovën dhe mbështetjen e vazhdueshme për integritetin e Serbisë.

Ndërkohë në medie është raportua se mund të ketë edhe një takim mes presidentes, Vjosa Osmani dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Por presidentja Osmani ka thënë se nuk do të takohet me Vuçiqin pa i vendosur atij sanksione për shkak të sulmit terrorist në Banjskë.

Lajme të ngjashme