Vuçiq para nisjes për Bruksel: S'do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet '90 - NACIONALE

Vuçiq para nisjes për Bruksel: S'do të ketë as kapitullim, as kthim në vitet '90

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Alekandër Vuçiq, ka folur pak para nisjes për takimin e sotëm në Bruksel me BE-në dhe kryeminisrin Kurti.

“Pas 15 minutash po nisemi për në Bruksel, i kemi kryer përgatitjet finale.” – nisi fjalën e tij presidenti serb.

Ai më pas falenderoi mbështetësit e tij gjatë kësaj kohe ndërsa hodhi akuza ndaj opozitarëve të tij.

“Dhe ata që po përgatiten që të më sulmojnë sepse do të nënshkruajë diçka, në fakt kurrë nuk janë brengosur për shtetin e tyre. Ndërsa të tjerët që mund të më sulmojnë nëse nuk nuënshkruaj, më quajnë fajtor paraprakisht dhe më thonë se nuk do të kthehemi në vitet 90. Ju them atyre që të mos brengosen,” – u shpreh z. Vuçiq.

Presidenti serb tha se nuk do të ketë kapitullim, e as rikthim në vitet 90.

“Serbia do të ecë përpara pavarësisht sa e vështirë mund të jetë,” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme