Vuçiq nga Brukseli cakton takimin me serbët e Kosovës, të dielën i mbledh ata në Beograd
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka caktuar një takim nga Brukseli me serbët e Kosovës, i cili do të mbahet të dielën në ora 11:00 në pallatin ”Serbia” në Beograd.
Sipas mediumit serb “Novosti”, në takim ishin të ftuar përfaqësues politikë dhe institucionalë të serbëve nga Kosova, duke përfshirë edhe liderët e Listës Serbe.
Kujtojmë se edhe një ditë para takimit në Bruksel, përfaqësuesit e Listës serbe si dhe kryetaret e komunave serbe në Kosovë ishin takuar më përfaqësues serbë në Beograd, ku nga aty kishin deklaruar se nuk do të njohin asnjëherë pavarësinë e Kosovës