Vuçiq merr merita edhe për sukseset e Gjokoviqit dhe sportistëve tjerë serbë: Nuk pikën nga qielli, ne investuam - NACIONALE

Vuçiq merr merita edhe për sukseset e Gjokoviqit dhe sportistëve tjerë serbë: Nuk pikën nga qielli, ne investuam

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar sulmet që po ia bën opozita e vendit të tij ka thënë se “ai ka fituar në mënyrën më të pastër dhe më bindëse të mundshme.” ndërsa në anën tjetër ka provuar të marrë merita edhe për sukseset e Serbisë në sporte.

Ai u shpreh se kishte arritur të ruante ekonominë dhe të gjitha parimet politike derisa po ashtu i duhej të merrej me problemet në Kosovë.

“Fituam në mënyrën më të pastur dhe më bindëse të mundshme dhe tani po shohim përditë histeri që s’ka asnjë lidhje me politikë,” – tha presdienti serb, përcjell Kosovo-Online.

Vuçiq u shpreh se e kishte për detyrë që ta shpëtonte vendin nga lufta, por edhe të shpëtonte parimet e tij politike.

Ai u përpoq të merrte merita edhe për sukseset e Serbisë në sporte, duke përmendur specifikisht edhe një prej tenistëve më të mirë në botë të të gjitha kohërave, Novak Gjokoviqin por edhe ekipet në basketboll të Crvena Zvezdës dhe Partizanit.

"Mendoni se erdhën nga qielli? Shteti investoi."- u shpreh ai, derisa vazhdoi.

“A e dini sa medalje fituam në Pekin dhe Londër më 2008 dhe 2012? Tre a katër... Pastaj, fituam tetë a nëntë, dhe kjo ndodh kur investoni.”

Lajme të ngjashme