Vuçiq: Me ankth dhe padurim pres bisedimet e nesërme - NACIONALE

Vuçiq: Me ankth dhe padurim pres bisedimet e nesërme

4 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Në seancën e Kryesisë së Partisë Progresive Serbe është vendosur se kur do të bëhet e ditur se kush do të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së ardhshme të Serbisë.

Në seancën e sotme u diskutua edhe për Kosovën, si dhe për 1 shtatorin, ditën kur hyn në fuqi marrëveshja për targa dhe dokumente.

Ndërkohë ka reaguar edhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se me ankth i pret bisedimet e nesërme.

"I jam mirënjohës ambasadorit (Hill) që konstatoi një qasje racionale dhe të arsyeshme dhe mendoj se të gjithë në BE e panë këtë. Një tjetër gjë është se shumë njerëzve nuk u pëlqen. Unë mund të flas për gabimet tona, por ne njerëzit ende po luftojmë në kushte të pamundura, ne ende po mbrojmë atë që është e jona. Me gjithë këtë, ne arrijmë të ruajmë paqen. Prandaj i pres me ankth dhe padurim bisedimet e së nesërmes", ka thënë Vuçiq. /Nacionale/

Lajme të ngjashme