Vuçiq: Kurti ka të drejtë kur thotë se unë insistoj për Asociacionin; S'kemi dërguar armë në Ukrainë - NACIONALE

Vuçiq: Kurti ka të drejtë kur thotë se unë insistoj për Asociacionin; S'kemi dërguar armë në Ukrainë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti pasi ky tha që ai në çdo bisedë bën thirrje për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Por, pse e bën një gjë të tillë?

Presidenti serb nga Katari u shpreh se bën thirrje vazhdimisht për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pasi që kërkon t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar dhe marrëveshjeve të nënshkruara.

Ai shtoi që është i sigurt se Serbia do të përballet me shumë presione.

“Shumë njerëz ishin të pamatur dhe të zemëruar, duke shpresuar që unë të nënshkruaja diçka dhe pastaj të mund të thoshin që Serbia humbi – sepse ata kurrë nuk ishin të shqetësuar për Serbinë, por për karriget e tyre...” – u shpreh Vuçiq.

Presidenti serb sulmoi opozitën serbe duke thënë që në kohën e tij ishin tërhequr 27 shtete nga njohja e Pavarësisë së Kosovës ndërsa në kohën e tyre nuk ishte asnjë.

Vuçiq u mor edhe me pretendimet se Serbia po i dërgonte armë Ukrainës për ta luftuar Rusinë.

“Serbia nuk i ka dërguar armë askujt. Serbia prodhon dhe shet municion. Ne kemi shumë frabrika në indsutrinë e mbrojtjes. Kur prodhon municion, ai gjithmonë përfundon në fushën e betejës ose në një zonë të krize. Ne nuk kemi shitur një armë të vetme në Rusi apo Ukrainë...” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme