Vuçiq kritikon ShBA’në duke mbrojtur Radojiçiqin: Sanksionimi i serbëve i hapi rrugë Kurtit për veprimet anti-serbe - NACIONALE

Vuçiq kritikon ShBA’në duke mbrojtur Radojiçiqin: Sanksionimi i serbëve i hapi rrugë Kurtit për veprimet anti-serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë kur i tërë lidershipi i “Republika Srpska”-s është nën sanskione, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vizitoi Banja Llukën ku u takua me krerët e entitetit serb të BeH-sëm, Millorad Dodik dhe Zheljka Cvijanoviq. Vuçiq kritikoi Perëndimin për sanksionimin dhe futjen në Listë të Zezë të krejt kastës politike të këtij entiteti.

Këto janë presione serioze, sanksionet janë probleme serioze. Janë ngritur edhe kundër kreut të BIA-s (Aleksandar Vulin). Sanksione janë ngritur edhe më herët kundër liderëve të serbëve në Veri të Kosovës, kur u desh të kriminalizoheshin për t’ju hapur rruga Kurtit për të gjitha veprimet anti-serbe në Kosovë”, ka thënë Aleksandar Vuçiq, siç e citoi B92.

Pastaj u bë me Presidentin Dodik, pastaj Vulin, pastaj me të gjithë lidershipin dhe zyrtarët e tjerë shtetërorë të Srpska - dhe Zheljko dhe Stevandiq. Këto janë tani presione të mëdha ekonomike dhe presione të mëdha financiare. Populli pret të marrë gjithçka që dëshiron që i takon dhe nuk i intereson çfarë dhe sa presion ka. Ju duhet të luftoni për njerëzit. Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se situata është e vështirë. Asgjë nuk është e lehtë, por duhet të luftojmë”, tha Vuçiq

Lajme të ngjashme