Vuçiq i ndarë në dysh, supozon se "Kosova është Serbi" por kërkon edhe "pajtim të njëmendtë mes serbëve dhe shqiptarëve"
“Kryetarërt e supozuar të hiqen nga komunat dhe njësitet speciale të hiqen nga veriu”. Kështu u përgjigj Aleksandar Vuçiq në një intervistë për gazetën italiane “La Stampa”, pyetur se çfarë kërkon nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mënyrë që të ndalen protestat në tri komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Vuçiq tha se “atëherë do të kishim pajtim të përnjëmend mes serbëve dhe shqiptarëve”.
“Ne këtë duam, jemi të gatshëm për kompromise. Por, në anën tjetër, ka nga ata që qëllimi të vetëm e kanë dëbimin e serbëve dhe tregimin e muskujve. Ne po qetësojmë njerëzit, por nëse vazhdon kështu, kjo s’do të jetë e mundur”, ka thënë Aleksandar Vuçiq.
Por, këtu Vuçiq, bën të kundërtën pas thirrjes për “pajtim të përnjëmend të shqiptarëve dhe serbëve”. Ai e shemb krejt argumentimin e tij teksa shprehet se “Kosova është pjesë e Serbisë”.
“Kjo ëstë e shkruar qartësisht në Kushtetutën e Serbisë dhe është gjithashtu e konfirmuar në Rezolutën 12/44 të OKB’së më 1999”, vazhdon të thotë ai.
Duke folur për rastin e instalimit të kryetarëve të rinj shqiptarë në katër komunat veriore të vendit, Vuçiq u shpreh se “nuk është demokratike”.
“Madje edhe amerikanët dhe evropianët e dënuan sjelljen e Kurtit. Por, ai as që dëshiron të dëgjojë”, ka thënë Alesandar Vuçiq, për çka tha se është “tejet mirënjohës” ndaj partnerëve amerikanë “që theksuan se faji i kujt ishte” dhe se “kush deshi incidente” teksa kërkoi edhe “më shumë reagime” .
"Presioni i bashkësisë ndërkombëtare që Prishtina të veprojë në mënyrë racionale. Jemi të gatshëm për dialog. Nuk ka qenë e lehtë t'i tretesh negociatat ashtu siç pritej në Bruksel", ka shtuar Vuçiq.
Njëherë Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe mëpastaj “jemi të gatshëm për bisedime të tjera”, tha presidenti serb.