Vuçiq i ashpër me kritikët: Po punoni kundër Serbisë, nuk kam fshehur asgjë nga propozimi evropian - NACIONALE

Vuçiq i ashpër me kritikët: Po punoni kundër Serbisë, nuk kam fshehur asgjë nga propozimi evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas kritikave të shumta nga opozita, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se është e rëndësishme që njerëzit të dinë se ai ka punuar dhe luftuar shumë për Serbinë, si dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë, gjatë gjithë mandatit të tij.

“Nëse njerëzit mendojnë se nuk po e bëj mirë punën time, unë jam gjithmonë i gatshëm ta kontrolloj dhe nëse nevojitet një shumicë prej dy të tretash për një referendum, ky nuk është problem,”- citohet të ketë thënë ai.

Sipas Kosovo Online, duke folur për median shtetërore serbe, Vuçiq ka theksuar se ka nga ata që vazhdimisht përpiqen t'i shtrembërojnë gjërat, ndërsa ka shtuar se është me rëndësi vendimtare që Serbia të ruajë paqen dhe fëmijët e saj.

Duke iu drejtuar kritikëve të tij ai ka thënë se ata janë duke e vështirësuar pozitën e shtetit, duke shtuar se po punojnë kundër Serbisë.

“Kështu e vështirësoni pozitën e shtetit, sepse nuk më lini të punoj. Ju po punoni kundër shtetit të Serbisë,”- ka thënë Vuçiq.

Bëhet e ditur se ai po ashtu ka thënë se nuk ka fshehur asgjë nga propozimi evropian dhe se ka paraqitur gjithçka në Parlament.

Lajme të ngjashme