Vuçiq flet sërish për Radojiçiq: Nuk do të doja ta mbroja, aktakuza vjen kur të përfundojnë hetimet
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se hetimi për rastin e Milan Radojiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe roli i tij në sulmin ndaj Policisë së Kosovës “do të shqyrtohen në të gjitha aspektet”, duke përfshirë këtu edhe se nga i morën paratë për armët në tregun e zi.
Siç shkruan mediumi opozitar serb, “Danas”, Vuçiq u shpreh se “Radojiçiq i investoi paratë në shtëpinë e tij në Kosovë”, kur u pyet se nga ku i mori mjetet për shtëpinë e tij në liaqenin e Ujmanit.
“Nuk do të doja ta mbroja, sepse ai përgjigjet para organeve të drejtësisë, aktakuza vjen kur të përfundojë hetimi dhe të vërtetohen të gjitha faktet.” – citohet se ka thënë Vuçiq, duke shtuar se Radojiçiq pranoi “gjithçka vet” dhe prokurori nuk po e ndjek penalisht për “krime të lehta”.
Vlen të theksohet se Radojiçiq e pranoi përfshirjen e tij si organizues i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë zyrtari policor, Afrim Bunjaku.
Ai është marrë në pyetje nga autoritet në Beograd, por është liruar me pasë, derisa i është ndaluar hyrja në Kosovë.