Vuçiq edhe sot me pretendime: Po ndodh spastrim etnik në Kosovë, ka mbështetje nga qarqe të caktuara ndërkombëtare
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur edhe sot në lidhje me zhvillimet në Republikën e Kosovës.
Ai pretendoi se po vazhdon spastrimi etnik i serbëve në vendin tonë përmes një retorike luftënxitëse.
“Dje kam pasur bisedime me përfaqësuesin evropian për dialogun me Prishtinën, Mirosllav Llajçakun... BE-ja është munduar shumë që të kërkojë një lloj deeskalimi. Republika e Serbisë përmbushi gjithçka që kërkohej nga ajo që të ndodhte deeskalimi por nuk po ndodh sepse regjimi në Prishtinë nuk e dëshiron një gjë të tillë,” – u shpreh presidenti serb.
Vuçiq vazhdoi tutje pretendimet e tij të pabaza duke deklaruar tutje:
“Dëshiroj t’ju informoj se aksioni i pogromit, persekutimit dhe spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Prishtinës kundër popullit serb në Kosovë është mirë i organizuar, i planifikuar dhe i mbështetur në thelb nga qarqe të caktuara në bashkësinë ndërkombëtare.”
Ai tutje pretendoi se ideja ishte që fillimisht të bëhej kriminalizimi i plotë i popullit serb në Kosovë.
