Vuçiq do të udhëtojë nesër në Rashkë për t'u takuar me serbët e Kosovës
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë ditës së nesërme do të vizitojë Rashkën për t'u takuar me serbët e Kosovës.
Në takim do të marrin pjesë kryeministrja Ana Brnabiq dhe anëtarë të Qeverisë së Serbisë, ka njoftuar Zyra për Bashkëpunim me Media e Vuçiq.
Bëhet e ditur se në takim do të jenë pjesëmarrës anëtarë të qeverisë serbe, përfshirë kryeministren Ana Brnabiq.
Përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova do të takohen me presidentin, kryeministrin dhe ministrat për të "përcjellur qartë se si jetojnë serbët në Kosovë", sipas Igor Simiq, nënkryetar i Listës Serbe.
“Edhe një herë do të paraqesim gjithçka që (kryeministri i Kosovës) Albin Kurti po bën me qëllim që t’ua pamundësojë jetën serbëve në Kosovë dhe Metohi, duke filluar nga arrestimet dhe akuzat, e duke përfunduar me tentativën e vrasjes së (Milan Jovanoviqit afër Urës së Bistricës),” ka akuzuar Simiq në televizionin, Pink, transmeton Express.