Vuçiq del me 5 'konkluzione' pas takimit: Do të kërkojmë që zgjedhjet të mbahen pas Asociacionit
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me zyrtarë të Listës Serbe, ka dalë me pesë konkuzione.
Siç raporton mediumi serb “Kosovo-Online”, gjatë takimit janë arritur pesë konkluzione, që kanë të bëjnë me reagimin e Bashkimit Evropian rreth “shkeljes së marrëveshjes për targat”, kërkesa për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në dakordim me marrëveshjet e Brukselit.
Po ashtu, kërkesë tjetër është largimi i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, dhe më pas, që zgjedhjet të mbahen pas formimit të Asociacionit dhe përkrahjes ekonomike.
Vuçiq, raportohet nga mediat serbe, se do të kërkojë që zgjedhjet të mbahen pasi Asociacioni i Komunave me shumicë serbë të formohet, ndonëse nuk dihet se kur do ta bëjë një gjë të tillë, duke marrë parasysh se zgjedhjet pritet të mbahen pas 10 ditësh.
Ai po ashtu, raportohet se do të kërkojë që “të sigurohet mbrojtja e të drejtave bazike për qytetarët”, duke përmendur edhe “përkrahje financiare”.
Duke folur për zgjedhjet në veri, Vuçiq ka deklaruar se “Serbia nuk do të dalë kurrë kundër Listës Serbe”.
“Serbia nuk do të dalë kurrë kundër Listës Serbe, dhe përkrah vendimin e tyre për zgjedhjet në veri të Kosovës. Nëse ata duan që Kurti të bëhet kryetar i katër komunave me më pak se dy për qind të votave, atëherë duhet të dijnë se kjo nuk është mirë. Ne do të kërkojmë qe zgjedhjet të mbahen pas formimit të Asociacionit.” – tha ai.
