Vuçiq: Asociacioni sipas Kushtetutës së Kosovës është përrallë - NACIONALE

Vuçiq: Asociacioni sipas Kushtetutës së Kosovës është përrallë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një konferencë për media duke folur për zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës të populluara me shumicë serbe, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e morri si të mirëqenë se “ishin debakël për [Kryeministrin e Kosovës, Albin] Kurtin dhe QUINT-in”. Përveç kësaj, ai pati shumëçka për të thënë edhe për takimin e Nivelit të Lartë që do të mbahet më 2 maj në Bruksel. Vuçiq tha se “nuk kam vendosur ende” nëse do të shkojë në dialog, por vetëm që të dëgjojë Ekipin Menaxhues.

Asociacioni i Komunave të banuara me shumicë serbe “duhet të formohet vetëm në bazë të parimeve të nënshkruara me [ish-Kryeministrin e Kosovës] Isa Mustafën”, u shpreh decidivisht ai. “Të mos luajnë përalla me Serbinë rreth Kushtetutës së Kosovës”, tha presidenti serb dhe shtoi se krahas Asociacionit do të kërkojë edhe tërheqjen e njësive speciale të Kosovës nga ato zona.

“Nuk mund të na mashtroni dhe gënjeni në të ardhmen. Madje edhe në Planin e tyre të Zbatimit, edhe mospengimi i anëtarësimit në organizata ndërkombëtare është prapa Asociacionit. Po qe se ne do të votojmë për diçka dhe ata nuk përmbushin asgjë, nuk do ta bëjmë këët”, tha Vuçiq.

Për këtë arsye, vazhdon të thotë ai, Serbia nuk ka nënshkruar asgjë. Me këtë duke iu referuar Marrëveshjes Bazë për normalizim të marrëdhënieve si dhe Nenit 4 për mospengimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. “Po na kërkoni të përkhrahim Kosovën në Këshill të Evropës, nuk do ta bëjmë”, shtoi ai, siç e citoi televizoni publik i Vojvodinës.

Sot në Komitetin e Ministrave pas afro 1 viti që kur është dorëzuar aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Serbia, sipas Nenit 4, obligohet të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare. Megjithëkëtë, Vuçiq shprehet se nuk do ta zbatojë këtë.

Lajme të ngjashme