Vritet një polic dhe plagoset një tjetër në Serbi: Raportohet se në vend të ngjarjes është gjetur pasaporta e një kosovari
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë për RTS se një polic është vrarë mbrëmë në Loznicë, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë.
Policia siç raportohet është vënë intensivisht në kërkim të autorit i cili ka ikur.
“Sonte, rreth orës 12:55 në Loznicë, gjatë kontrollit të automjeteve në pikën e kontrollit në Lipniqki, policët e stacionit policor kufitar Trbushnica ndaluan një Mercedes me targa Tutina në të cilin ndodheshin dy persona.” – ka thënë Daçiq.
Ndërkohë, sipas raportimeve në vendin e ngjarjes u gjet një pasaportë e një kosovarit, me emrin Artan Hajrizi. Mediat serbe e kanë publikuar fotografinë e tij.