Vrasjet e dy grave: Nis takimi i Haxhiut me Sveçlën, u.d të kryeprokurorit dhe drejtorin e Policisë - NACIONALE

Vrasjet e dy grave: Nis takimi i Haxhiut me Sveçlën, u.d të kryeprokurorit dhe drejtorin e Policisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka nisur takimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë.

Takimin ajo e parlajmëroi më herët përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

“Për këtë gjë sot kam ftuar në takim ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, u.d Kryeprokurorin dhe Drejtorin e Policisë së Kosovës dhe po ashtu në një takim tjerër edhe mbledhjen e grupit ndërministror.” – ka thënë ajo.

Një zhvillim i tillë vjen pas vrasjeve të dy grave brenda katër ditëve në vendin tonë.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në anën tjetër, e ka shpallur të mërkurën ditë zie.

Lajme të ngjashme