Vrasja në Klinë, videoja kur i dyshuari largohet nga vendi i krimit
Një video ka arritur në adresë të redaksisë së Gazetës Nacionale.
Në videon e dërguar nga një lexues, pretendohet se është i dyshuari për vrasjen në Klinë. Sipas dëshmitarit që e incizoi videon, pretendohet se i dyshuari shihet teksa arratiset pas kryerjes së veprës për të cilën dyshohet.
Në video shihet teksa i dyshuari ecë në mes të qytetit me një pistoletë në duar.
Ndryshe një person ka mbetur i vdekur pas disa të shtënave me armë në një lokal në Klinë.
Për pasojë një person ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë pasi është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
Lajmin për vdekjen e të plagosurit e ka konfirmuar Gazmend Bojaj, drejtor i QKMF-së në Klinë, raporton Insajderi.
Personi i vdekur është identifikuar si Anton Prela nga Stupa e Klinës, sipas Klina.Info.
* Gazeta Nacionale nuk ka arritur të konfirmojë në mënyrë të pavarur pretendimet e lexuesit në fjalë.