Vrasja në fshatin Bibaj te Ferizajt, krejt çka dihet deri tash - NACIONALE

Vrasja në fshatin Bibaj te Ferizajt, krejt çka dihet deri tash

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur para disa orësh në fshatin Bibaj te Ferizajt, saktësisht në parkingun e oborrit të sallës së dasmave “Fron Palace”, ku një person F.R. ka gjuajtur me armë zjarri viktimën S.S., i cili ka ndërruar jetën në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të marra. Çfarë ndodhi?

Një zyrtar policor me iniciale F.R. po dyshohet se e ka vrarë një person në oborrin e një sallë dasmave në fshatin Bibaj te Ferizaj, ku viktima sipas burimeve të Gazetës Nacionale është axha i Prindon Sadriut, bashkëshortit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

I dyshuar më armë të gjatë dhe zyrtarë ka vrarë viktimën, dhe më pas është vet-dorëzuar në stacionin policor, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Zyrtari policor kishte shkuar në vendin e ngjarjes me rroba civile dhe jashtë orarit të punës.

Kështu bërë të ditur për media, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Qazim Reka.

Fillimisht ju tregoi se polici nuk ka qenë në detyrë zyrtare, jashtë detyrës zyrtare. Ka qenë me rroba civile dhe me veturë civile, ka kryer veprën këtu në vendin e ngjarjes para këtij lokali. Fatkeqësisht vrasja u krye me armë zyrtare, është armë e gjatë, por nuk është kallashnikov” – ka thënë Reka.

Tashmë i dyshuari, zyrtari policor, është suspenduar nga puna, ku kjo u bë e ditur nga Inspektorati Policor i Kosovës.

Sipas IPK-së ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, në një restorant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.

“Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) janë njoftuar nga Policia e Kosovës për një rast të gjuajtjes më armë zjarri në Ferizaj e ku dyshohej se ishte përfshirë edhe një zyrtar policor. Me të pranuar informacionin hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me shumë njësi të tjera policore si dhe prokurorin kujdestar. Incidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 19:30 në fshatin Bibaj të Ferizajt në një restaurant ku ishte duke u mbajtur një ceremoni dasme.” – thuhet në njoftim.

Sipas IPK-së, bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .

Gjithashtu i njëjti dyshohet se në këtë rast ka kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”

“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitet tjera policore do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij incidenti të rëndë.” – thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lajme të ngjashme