Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, Rama: Policia e Kryeqytetit, urgjentisht e nevojshme - NACIONALE

Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, Rama: Policia e Kryeqytetit, urgjentisht e nevojshme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas ndodhisë së mbrëmshme në një lokal në Prishtinë ku mbeti i vdekur një person si pasojë e gjuajtjes me armë zjarrë ku edhe dhjetëra të tjerë mbetën të lënduar, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbledhur urgjentisht drejtorin për siguri dhe emergjenca, Basri Shabanin, ku lajmëroi se kanë biseduar për hapat e përbashkët për krijimin e Policisë së Kryeqytetit.

Përparim Rama tha se “pas ngjarjes së mbrëmshme...policia e kryeqytetit është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë”.

Reagimi i Përparim Ramës:

Pas ngjarjes së mbrëmshme e cila na shqetësoi të gjithëve, bashkë me drejtorin për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica mbajtëm një takim urgjent me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, nënkolonel Basri Shabani, me të cilin diskutuam për çështjen e sigurisë në #kryeqytet dhe hapat të cilët duhet të ndërmarrim bashkërisht për krijimin e policisë së kryeqytetit e cila është urgjentisht e nevojshme dhe do të na ndihmonte në rritjen e nivelit të sigurisë në Prishtinë.

Siguria në #kryeqytetin tonë është prioritet i yni.

Lajme të ngjashme