Vrasja e Marigona Osmanit: Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike për të akuzuarin Krivaça
Gjykata Themelore në Ferizaj e ka pranuar kërkesën e avokatit të Dardan Krivaçës, Admir Salihut, që klientit të tij t’i bëhet ekspertiza psikiatrike.
Sipas urdhrit të Gjykatës, Instituti i Psikiatrisë Forenzike duket të hartojë ekspertizë mbi gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.
“Urdhërohet Instituti i Psikiatrisë Forenzike që të bëjnë ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Dardan Krivaça për të dhënë mendimin lidhur me gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale, a ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose gjendjes së zvogëluar të aftësisë mendore” – tha gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi.
Gjyqtari urdhëroi të përcaktohet edhe ndikimi i kësaj sëmundje nga Instituti përgjegjës, nëse ekziston.
Duke iu referuar edhe kërkesës së mbrojtjes, Gjykata urdhëroi që të bëhet ekzaminimi nëse i akuzuari ka qenë nën ndikimin e narkotikëve në kohën e kryerjes së veprës. /Kallxo.com