Vrasja e Lirdona Ademajt - çka ndodhi tjetër gjatë javës? - NACIONALE

Vrasja e Lirdona Ademajt - çka ndodhi tjetër gjatë javës?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vrasja e Lirdona Ademajt ka tronditur Kosovën. Kjo vrasje dyshohet se është kryer me udhër të burrit të saj Naim Murselit. Përveç kësaj një ndër temat që nxiti debat ishte edhe deklarata e ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu. Çka ndodhi gjatë javës që po e lëmë pas?

Vrasja e Liridonës

Javën që po e lëmë pas ishte ndër javët më tragjike në vend pasi u raportuan dy vrasje brenda 24 orëve.

Por vrasja e Liridona Ademajt tronditi qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm. Për këtë vrasje dyshohet burri i saj Naim Murseli dhe dy persona të tjerë.

Në media u raportua se Murseli, kishte paguar 30 mijë euro vrasjen e gruas së tij, gjithashtu u raportuar se i njëjti 15 mijë euro i kishte dhënë para se të kryhej vrasja, dhe 15 mijë të tjera më pas.

Ndërkohë për këtë rast kanë folur edhe familjarët e viktimës.

Babai i të ndjerës Liridona Ademaj beson se Naim Murseli organizoi mizorisht vrasjen e të bijës së tij “sa për t’ia marrë parat e sigurimit” sepse, siç tha ai, “qika ka qenë e sigurume në Suedi”.

Këto dyshime i ka ngritur edhe vëllai i Liridonës, i cili ka dhënë detaje më shumë.

Tha që ‘na kanë nalë; na kanë kidnapu; qitni krejt çka i keni, unë i kam qitë krejt edhe i kam thanë edhe i kam thanë motrës teme Liridonës jepje krejt çka i ki, mos kqyr’. Tha që ‘ka rezistu diçka në çantë’. Më tha unë ‘i kam qelë dyert edhe u kam thanë ikni në gjuhën suedeze’".

"Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan” – ka thënë Leonard Ademaj.

Kur shkova në mjekësinë ligjore i thanë 'Naim dukatin e senet tjera me vlerë i ki mrena'. E ka pasur vetëm një plumb nga ana e veshit të djathtë. Ka pasur sigurime të nalta në Suedi; e ka pas për me ia marr paret e sigurimit.” – ka thënë vëllai i të ndjerës.

Ndërohë sot para gjykatës pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë.

Për këtë rast kanë reaguar udhëheqësit e vendit, deputetë e zyrtarë të tjerë të qeverisë e qytetarë të shumtë, të cilët kanë dënuar sulmin dhe kanë kërkuar që drejtësia ta bëjë punën e tyre.

Deklarat e Aliut

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi se Republika e Kosovës është projekt i përkohshëm. Tutje, ai deklaroi se është ministër i një qeverie të një shteti të përkohshëm.

Unë mendoj që Kosova shtet i pavarur është projekt i përkohshëm që ka me marrë një rrugë. Rruga është normale, zhvillimi ekonomik, qarkullimi i vazhdueshëm brenda gjithë ballkanit, do ta kthejë në vendin e vet ku do të shuhen të gjitha ato shovinzimat e të gjithë do të ktheheshin në vendin e vet.” – ka thënë Aliu.

Kjo deklaratë nxiti reagime të jashtëzakonshme nga partitë opozitare të cilët kundërshtuan ashpër Aliun.

Për këtë gjë reagoi edhe Kurti e qëndrimin e të cilit mund ta lexoni në linkun më poshtë.

Gjithashtu, javën që po e lëmë pas, Policia e Kosovës ka kapur të dyshuarit për vjedhjen e argjendarisë në Suharekë.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka vrarë një nga grabitësit teksa ka kapur katër të tjerë, e që në total për këtë rast janë arrestuar shtatë persona dhe një po vazhdon të kërkohet.

Lajme të ngjashme