Vrasja e Faton Hajrizit, reagon MPJD: Kemi kërkuar nga Serbia të konfirmohet identiteti i të vrarit - NACIONALE

Vrasja e Faton Hajrizit, reagon MPJD: Kemi kërkuar nga Serbia të konfirmohet identiteti i të vrarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga autoritet e Serbisë që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë sot, i cili dyshohet të jetë Faton Hajrizi.

Përmes një njoftimi për media, MPJD-ja ka thënë se këtë kërkesë e kanë bërë përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi pas raportimeve për vrasjen e një shtetasi të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar nga Autoritetet serbe që të konfirmojnë identitetin e personit të vrarë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do t’ju mbajë të informuar sapo të ketë informacione të reja në lidhje me këtë rast”, është thënë në njoftimin e MPJD-së.

Para disa orësh, autoritet serbe kanë njoftuar se e kanë vrarë Faton Hajrizin, i cili një ditë me parë kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër në kufirin Serbi – Bosnjë.

Lajme të ngjashme