“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd” – ambasadorit Hill disa gra serbe i dalin në rrugë, e kritikojnë për bombardimin e Serbisë
Një ecje me bashkëshorten e tij në Beograd, nuk i doli krejt normale ambasadorit të Amerikës në Serbi, Christopher Hill.
Disa gra nacionaliste e kanë sulmuar atë verbalisht duke e fajësuar për bombardimin e Serbisë në vitin 1999.
Gratë protestuese, identiteti i të cilave deri më tash nuk dihet, i janë drejtuar ambasadorit Hill duke i thënë se Serbia nuk do t’ia falë kurrë SHBA-së atë që bëri me bombardimet në vitin 1999.
“Ne nuk do t’ju falim kurrë për krimet tuaja. Ky është një pushtues dhe një vrasës”, shprehen ato në videon 5 minutëshe e cila është shpërndarë gjithandej në rrejtet sociale, shkruan Telegrafi.
“Vrasësi po shëtit nëpër Beograd, i ftohtë si vdekja”, ” vrasësi i fëmijëve”, ” Kosova është pjesë e Serbisë”, ” Populli serb është me Rusinë”, janë disa nga shprehjet tjera që përdorin gratë në drejtim të ambasadorit Hill.
@ratniksvetlauns KRISTOFER HILL DOBIO LEKCIJU U BEOGRADU...(deo2) #kristoferhill #UjedinjeniNarodSrbije ♬ Originalton - ratniksvetla182