"Vrasës i shokëve të vet": Si shpërtheu LDK-ja në kritikën ndaj Kurtit për "Zajednicën''
Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet rreth takimit të 26 tetorit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe liderëve evropianë, si dhe rrreth propozimit të ri për Asocicionin e komunave me shumicë serbe. Pas raportimit të kryeministrit Albin Kurti, ka pasur një debat të ashpër mes shefit të ekzekutivit dhe opozitës.
Në këtë debat LDK-ja ishte e ashpër në kritikë. Shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, ka qortuar ashpër kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për takimin e tij të 26 tetorit, gjatë seancës sot në Kuvendin e Kosovës.
“Ideja e tij për normalizimin e Kosovës është krijimi i një Asociacioni.” – tha fillimisht z. Gashi.
Pasi përmendi faktet të cilave i referohet Kurti për ta mbrojtur pranimin e tij – si letra e Mogherinit psh – shefi i grupit parlamentar të LDK-së i tha këto fjalë:
“I pranon këto fakte, ndërkohë që personat që i kanë kriju këto fakte i denigron duke i quajtur tradhtarë.” – u shpreh ai.
Tutje, Gashi e ashpërsoi kritikën, duke e quajtur kryeministrin Kurti “vrasës i shokëvë të vet”.
“Për fakte, është e vërtetë, e tha edhe kryeministri, është fakt i vitit 2013 dhe 2015 është letra e Mogherinit, është Gjykata Kushtetuese, është ruajtja e partneritet me ndërkombëtarë. Këto tri shtylla ja kemi kërku në vazhdimës, të triat i ka mohuar. Sot del thotë ishin të mira dhe janë të mira për të ndërtuar Zajednicën, kundër të cilëve vrau njerëz. Sot në momentin kur theksoi në Kuvend se e ka pranu të nënshkruajë tri dokumente me Serbinë për çështje të organizimit të brendshëm të Kosovë, veç le t’i nënshkruajë Serbia. Sot ky quhet vrasës i shokëve të vet, i atyre të rinjve dhe të rejave, i gjymtimit të policëve, ky është vrasësi i tyre” – tha ai.
“Në momentin kur ky deklaroi në këtë Kuvend se ka pranu të nënshkruajë me Serbinë çështje të organizimit të brendshëm të Kosovës.
E i ashpër ka qenë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se shefi i qeverisë po gënjen.
I pari i LDK-së është shprehur i bindur se Kurti e ka pranuar autonomi për serbët e Kosovës.
“E ka pranu. Po ju rren. Dokumenti do të del. E di çfarë po flasë, po ju rren, po ju mashtron. Ka dhënë autonom, jo më asociacion. E Kosova vazhdon me qenë e sanksionuar dhe kërkon njohje de facto, jo njohje de juro. Dhe këtu na flet po keni qef, ju kërkon juve, i kërkon ata. Po ju flet masave, e kuptoj, por nuk e mirëkuptoj. Sepse sot po shkelur mbi trupat e vdekur të njerëzve për këtë kauzë. Si flen ky njeri?”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se Kurti duhet të mbaj përgjegjësi që i ka mashtruar qytetarët e Kosovës për 10 vite.
“Duhet me mbajt përgjegjësi që e ke rrejt këtë vend për dhjetë vjet, kanë vdekur njerëz, ia ke humb të ardhmen këtij vendi. Tash bën propagandë, mos i mashtro këta njerëz, se dokumenti del”, është shprehur i pari i LDK-së.

