Krasniqi, Kurtit: Për që i nënshtrohesh "qeshtu" Llajçakut kurrë s'e kom besu
Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku ishin mjaft të ashpër ndaj Kurtit pasi ky pranoi draftin e statutit të Asociacionit.
Krasniqi në referencë me një fjalim paraprak të Kurtit ku thoshte se Rashiq ishte politikani më popullor në Kosovë, u shpreh si vijon:
“Z. Kryeminsitër, unë e shfrytëzoj rastin me uru ministrin Rashiq që për herë të parë ka mundësi ta dëgjojë kryeministrin e tij duke e mbrojtë Asociacionin... Rashiqi është e vërtetë, është shumë i mirë, por meqenëse po thu drafti është më i mirë se i 2013-s.”
Ai e pyeti tutje kryeministrin se pse e kishte ngarendjen në fjalë për të nënshkruar me presidentin serb.
“Për që i nënshtrohesh Lajçakut qeshtu, kurrë s’e kom besu?” – u shpreh kryetari i PDK-së.
Në anën tjetër, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku pati kritika nga një kënd tjetër:
“Tani ajo që u shfaq këtu e që besoj se është interes nacional, më tepër se sa videot e masave që prapë janë kontradiktore me njëra tjetrën, është se ky dokument i referohet marrëveshjes së vitit 2013. S’mund të krahasohet draft-statuti me marrëveshjen e vitit 2013. S’mund të krahasosh diçka që s’ka ekzistu më parë. Është një dokument që na del e na shpërfaqet për herë të parë. Unë ju them kështu: ky dokument nuk duhet të nënshkruhet me Serbinë. Statuti i Asociacionit është çështje e Kosovës. Është gabim nëse e nënshkruni statutin e Asociacionit me Serbinë. Është çështje e brendshme e Kosovës. Ju sapo na thatë që marrëveshja e Ohrit është obligim ndërkombëtar për Kosovën. Pse Serbia duhet edhe të nënshkruaj diçka? Sepse kryeministër Serbia po merr gjithçka e s’po jep asgjë. Ti sot këtu i kërkove njohje de fakto, jo de jure. Kryeministri i Kosovës nuk e kërkon më njohjen,” – tha ai, duke vazhduar por me mikrofonin e ndalur.”
Kurti nga ana tjetër ka thënë se vetëm nënshkrimi nënkuptonte pranim në disa fjalime të mëhershme në Kuvend.