Vranët e me shi, parashikimi i motit për sot
Ju njohim me parashikimin e motit për ditën e sotme
Gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot i ftohtë e kryesisht i vranët. Lokalisht nuk përjashtohen mundësi edhe për reshje afatshkurta bore apo shiu.
Temperaturat minimale 0-3C, e ato maksimale 4C deri në 7C.
Mot i ftohtë, mbizotëruar nga vransirat parashihet edhe ditën e enjte dhe të premte, e kohëpaskohe priten edhe të reshura të dobëta bore.
Temperaturat deri në fundjavë zbresin edhe në -3C, minimalet e maksimalet pranë 0C.