Vranët e me shi, ky është parashikimi i motit për sot - NACIONALE

Vranët e me shi, ky është parashikimi i motit për sot

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërkaq në viset malore shi dhe borë. Kështu thuhet në matjet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet e ditës do të jenë nga 6 deri 9 gradë.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-11 m/s, ndërsa në pjesën veriore të Dukagjinit, konkretisht në Istog me rrethinë, shpejtësia e erës parashihet të jetë mbi 15m/s.

Lajme të ngjashme