Vranët, diell por edhe shi – Moti gjatë kësaj jave
Për pesë ditët në vijim është parashikuar mot i ndryshueshëm.
Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja.
E Hënë- Mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndërsa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.
E Martë- Mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.
E Mërkurë- Mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.
E Enjte- Mot kryesisht i vranët dhe i freskët. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.
E premte-Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.