Voton Rama, uron që të ketë qeveri të re “që beson në bashkëpunim” me Komunën e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, teksa ka votuar për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, ka uruar që të ketë qeveri të re, siç tha ai, “që beson në bashkëpunim” me Kryeqytetin.
“Sot është një ditë e mirë për Kosovën. Një ditë që dëshmon se jemi një shoqëri demokratike. Uroj që zgjedhjet të sjellin një Qeveri që beson në bashkëpunim me Kryeqytetin, sepse përmes Prishtinës kemi mundësi reale për ta avancuar vendin”, tha Rama.
“I ftoj qytetarët të kontribuojnë në ecjen përpara të proceseve demokratike. Me vizion të qartë, mision të përbashkët dhe bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, Kosova ka nevojë për një Qeveri stabile për katër vitet e ardhshme”, tha ai.