Votimi pro Rashiqit, Bajrami: Vendimin e morëm pas analizave me juristët tonë
Deputetja e LDK—së, Hykmete Bajrami ka thënë se vendimi për votimin e Nenad Rashiq për kryeparlamentar, e morën pas analizës së akgjtykimit të Kushtetueses.
“Nëse nuk mund të formohet një qeveri, votat e LDK-së do të jenë për shpërbërjen e Kuvendit.
Nuk e kemi pasë të qartë dhe tash këtë qartësi e ka dhënë aktgjykimi i Kushtetueses. Ne kemi parë që ka një të drejtë të tillë dhe kemi marrë vendim, sipas interpretimit që kanë bërë juristët në grupin parlamentar” – ka thënë Bajrami.