Von der Leyen: I kërkova Vuçiqit kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka biseduar sot përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një postim në Twitter, zonja Von der Leyen shkroi se ka folur me presidentit serb për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Tutje, Von der Leyen shkroi se i ka kërkuar Vuçiqit kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“Fola me presidentin Aleksandar Vuçiq sot për rolin e Serbisë në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. I kërkova që të bëjë të gjitha përpjekjet për të mbështetur kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.” - shkroi Von der Leyen në Twitter.
Spoke with President @avucic today about Serbia’s role in deescalating the tensions in the north of Kosovo.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) June 27, 2023
I asked him to make all efforts to support the return to EU facilitated dialogue on normalisation of relations between Serbia and Kosovo.
